Dy baza ajrore ushtarake për mbërritjen e afganëve në Spanjë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në gjendje të përdorin bazat ushtarake të Rota dhe Moron në Spanjë si pika logjistike për evakuimin e bashkëpunëtorëve të tyre nga Afganistani. Sipas njoftimeve për median nga ana e Uashingtonit dhe Madridit, presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez arritën këtë marrëveshje pas një bisede telefonike të zhvilluar dje. Dy bazat në fjalë bëjnë gjenden në Andaluzi, në Spanjën Jugore dhe janë përdorur nga SHBA edhe në kontekste të tjera. Mbrëmë, dhjetëra të evakuar zbarkuan në bazën ‘Torrejón de Ardoz’, Madrid, e vënë në dispozicion nga Spanja si pika e parë e pritjes, edhe për bashkëpunëtorët afganë të BE-së”, sipas qeverisë spanjolle.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet