Elton John rezulton pozitiv

Këngëtari britanik Elton John anuloi dy shfaqje të ardhshme në Dallas pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Këngëtari i “I’m Still Standing” shprehu keqardhjen që nuk mundi të performonte, por siguroi fansat se do të rifillojë turneun e tij së shpejti. “Për fat të mirë jam plotësisht i vaksinuar dhe simptomat e mia janë të lehta, kështu që pres të bëj shfaqjet në Arkansas këtë fundjavë”, shkroi në Instagram 74-vjeçari. Ai kërkoi falje për shqetësimin, duke shtuar se po përpiqet të mbrojë veten dhe ekipin e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet