G7: Mbështesim Ukrainën deri në fitoren dhe rimëkëmbjen e saj

Udhëheqësit e G7 lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për sigurinë dhe ekonominë e Ukrainës, të rrisin presionin ndaj Rusisë dhe të bashkohen për të siguruar liritë në Evropë dhe në botë.

”Teksti i dokumentit është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë”, shkruan UKRINFORM.

”Përmes pushtimit dhe veprimeve të saj në Ukrainë që nga viti 2014, Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, në veçanti Kartën e Kombeve të Bashkuara, të konceptuar pas Luftës së Dytë Botërore për të shpëtuar brezat pasardhës nga fatkeqësia e luftës”, thuhet në deklaratën e liderët e G7.

Udhëheqësit e G7-ës i shprehën Zelenskyt ”mbështetjen e tyre të plotë për mbrojtjen e guximshme të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial dhe luftën e saj për një të ardhme paqësore, të begatë dhe demokratike brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky tha se ”qëllimi përfundimtar i Ukrainës është të sigurojë tërheqjen e plotë të forcave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës dhe të sigurojë aftësinë e saj për të mbrojtur veten në të ardhmen”.

Zelensky falënderoi G7-ën për mbështetjen.

Në javët e ardhshme, udhëheqësit e G7-ës u zotuan të forcojnë mbështetjen e tyre financiare kolektive afatshkurtër për të ndihmuar Ukrainën të plotësojë boshllëqet financiare dhe t’i ofrojë shërbimet bazë popullsisë së saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet