Armin Laschet

Qeshi në vendin e përmbytjeve, gjermanët fundosin në sondazh kandidatin për Kancelar

Armin Laschet, kandidati për vendin e kancelarit në Gjermani u shfaq duke qeshur në vendin ku ndodhën përmbytjet dhe kjo ndezi inatet e qytetareve të cilët në një sondazh e fundosën atë. Ai u kalua nga social-demokrati Olaf Scholz, sipas një pyetësori të organizuar nga ”Civey” për llogari të gazetës ”Der Spiegel”.

Vetëm 26 për qind e gjermanëve e vlerësojnë kandidatin konservator për kancelarinë, të aftë për të trajtuar situatat e krizës, ndërsa 41 për qind të tjerë ia atribuojnë këtë Olaf Scholz. Në vendin e tretë renditet kandidatja e të gjelbërve, Annalena Baerbock.

Sidoqoftë, kur qytetarët u pyetën se për cilën parti do të votonin për të trajtuar një krizë në rast urgjence, 36 për qind thanë CDU, 19 për qind SPD dhe 17 për qind të gjelbrit.

Armin Laschet, kandidati kryesor për zëvendësimin e kancelares, Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, kërkoi falje për të qeshurat gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet