Itali, gjykata liron me kusht Puigdemont

Një gjykatës italian në Sardenjë i ka dhënë lirinë me kusht ish-presidentin rajonal katalanas, Carles Puigdemont, i cili u arrestua dje.

Gjykatësi, Plinia Azzena, theksoi se arrestimi i Puigdemont, kur ai hyri në Itali, në bazë të një urdhër -arresti evropian të lëshuar nga Spanja, ishte i ligjshëm.

“Sidoqoftë, meqenëse zyra e prokurorit publik u pajtua se nuk ishte e nevojshme të mbahej Puigdemont në burg ose të vendosej në arrest shtëpiak për arsye sigurie, u urdhërua lirimi i tij”, shpjegoi gjykatësi.

Tani mbetet për t’u sqaruar nëse Puigdemont duhet t’i dorëzohet Spanjës.

Deri atëherë, ai nuk mund të largohet nga Sardenja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet