Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen dha dorëheqjen, pas protestave për një apartament të financuar nga taksapaguesit, që ajo kishte në zotërim në Oslo. Hansen i tha transmetuesit norvegjez NRK se ”mendonte se ishte e paarsyeshme që parlamenti të kishte një kryetare parlamenti të hetuar nga policia”. Ajo tha se ”kontaktoi kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”. 48-vjeçarja u vu në shënjestër pasi u zbulua se ajo mund të ketë pasur padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez. Hansen pretendon se ajo i ka keqkuptuar rregullat, çka duket se ka habitur një numër politikanësh norvegjezë. Në shtator, ministri për Familjen, Kjell Ingolf Ropstad dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai ishte ende i regjistruar se jetonte me prindërit, në ndërkohë që jetonte me familjen e tij në Oslo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet