Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç. Mali i Zi kërkon ndihmën e Interpolit

Policia ka nisur hetimet ndaj shtetasit malazez, R.S. me pretendimin se ka kërcënuar Dritan Abazoviqin, dhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e Interpolit për ta privuar nga liria. Në një mesazh kërcënues, Abazoviq u tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviç u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Abazoviç, përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet