Kryeministrja serbe provokon përsëri: Serbia...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar pas debatit që pati me homologun kosovar Albin Kurti, gjatë samitit të Liderëve të Ballkanit, që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Brnabiç u shpreh se po fliste për mënyrën e bashkëpunimit rajonal, por se ishte Kurti ai që e provokoi duke folur për çështje politike. E pyetur nëse pati mundësi që të fliste me Kurtin, Brnabiç tha se Kosova dhe Serbia nuk janë të barabartë, pasi e konsideroi shtet jo sovran. ”Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike. Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, tha kryeministria e Serbisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet