Lufthansa ndalon fluturimet përmes hapësirës ajrore bjelloruse

Linja ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot se nuk do të fluturojë përmes hapësirës ajrore bjelloruse, pas uljes së detyruar të një avioni “Ryanair” gjatë fundjavës dhe arrestimit pasues të një gazetari disident. “Fluturimet për në Moskë, ndër të tjera, do të duhet të marrin një rrugë alternative”, tha kompania. Linja ajrore tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të lejonte një fluturim nga Frankfurti për në Minsk të planifikuar për të mërkurën. Të hënën, një fluturim i Lufthansës nga Minsku për në Frankfurt u ndalua dhe të gjithë udhëtarëve iu desh t’u nënshtroheshin kontrolleve të mëtejshme të sigurisë. Më vonë, fluturimi u ul në Frankfurt me dy orë vonesë. Rreth 339 fluturime kalojnë mbi Bjellorusi në ditë nga dhe për në Europë, sipas autoritetit të aviacionit Eurocontrol.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet