Macron i propozon Putinit planin për zbutjen e konfliktit në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron t’i propozojë presidentit rus Vladimir Putin një plan për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë bisedimeve të premten. Macron tha se “qëllimi i takimit ishte të bënte një bilanc dhe të sqarohej mbi rolin e Rusisë në konfliktin e Ukrainës”. Burime nga Elysée thanë se, “Macron beson se ka vend për diplomaci në zbutjen e konfliktit. Në të njëjtën kohë, ai donte të bënte të qartë se veprimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës do të kishin pasoja shumë të rënda”. Shtetet perëndimore janë të shqetësuara se konflikti mund të përshkallëzohet ushtarakisht me një pushtim të Ukrainës nga trupat ruse. Elysée tha se, “zbutja e konfliktit nga pala ruse mund të arrihet përmes masave humanitare, duke i detyruar separatistët besnikë të Kremlinit të negociojnë me Kievin dhe të një reduktimi të personelit ushtarak përgjatë kufirit”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet