Macron thirrje SHBAsë dhe Rusisë në bashkëpunim për çështjen afgane

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden që të punojnë së bashku për situatën në Afganistan, në dy telefonata të veçanta, sipas një deklarate nga Elysse. ”Në telefonatën e tij me Biden, Macron theksoi nevojën absolute për një koordinim të ngushtë ndërkombëtar midis aleatëve të pranishëm në Afganistan për të shpëtuar stafin e ambasadës, punonjësit lokalë dhe afganët e tjerë në rrezik”, sipas pallatit presidencial. ”SHBA dhe Franca ndajnë një përgjegjësi morale ndaj atyre afganëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe ndajnë vlerat perëndimore. Ne nuk mund t’i braktisim ata”, theksoi Macron. Në telefonatën e tij me Putinin, Macron diskutoi pritjet e talebanëve, përfshirë luftën kundër grupeve terroriste ndërkombëtare, kundër trafikut të drogës dhe armëve dhe respektimin e të drejtave të grave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet