Macron: Certifikim të përbashkët mjekësor, jo çdo vend sipas mënyrës së tij

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbledhë anëtarët e qeverisë javën e ardhshme për të përgatitur të ashtuquajturën “lejen e shëndetit”, që nuk do të jetë një “pasaportë vaksinimi”, e gjitha kjo në funksion të rihapjes së vendeve të kulturës dhe restoranteve, të mbyllura gjatë pandemisë Covid-19.

Ky njoftim u dha nga vetë kreu i Elysée, pas përfundimit të Këshillit Europian.

”Krijimi i këtij instrumenti të ri do të paraqesë shumë çështje teknike, atë të respektimit të të dhënave individuale apo të organizimit të lirive tona”, theksoi Macron.

”Për këtë ne duhet të përgatitemi tani e tutje teknikisht, politikisht dhe ligjërisht”, theksoi ai.

“Unë ndiej se ndonjëherë ka shumë konfuzion mbi këtë çështje, ndërkohë që shëndeti nuk do të lidhet vetëm me vaksinimin”, shtoi Macron.

“Ne duhet të shmangim që secili vend të zhvillojë sistemin e tij duke punuar drejt një certifikimi të përbashkët mjekësor”, theksoi Macron pas diskutimit me udhëheqësit e 27 vendeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet