Nju Jorku i paralizuar nga dëbora. Fluturimet dhe qendrat e vaksinimit janë mbyllur

Nju Jorku i paralizuar nga dëbora, nga ajo që është quajtur si “dëbora më e madhe në historinë e qytetit”. Rrugët janë të shkreta, vetëm disa kurajozë që e duan dëborën shihen nëpër rrugët e tejmbushura. Në Parkun Qendror, shihen edhe të rinj me slita. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka deklaruar “gjendjen emergjente”, duke limituar ngjarjet dhe evenimentet e mëdha.

Transporti publik është thuajse i ndaluar dhe aeroportet thuajse bosh. Gati 80% e fluturimeve në të gjitha aeroportet janë ndërprerë. Janë shtyrë thuajse edhe të gjitha takimet për bërjen e vaksinës së Covid-19. “Shpresoj që t’i përgjigjemi të gjitha vështirësive”, deklaron de Blasio pa fshehur frikën e tij për një shpërthim të ri të virusit, e shtyrë edhe nga arrestimi i planit për imunizimin me kaq vështirësi.

“Qëndroni në shtëpi. Për të pastruar ka nevojë që rrugët të jenë të lira, pasi nuk mund të ketë makina në qarkullim”, deklaron kryebashkiaku i cili shton se situata do të përmirësohet nga dita e enjte, kohë edhe kur dëbora do të ndalojë së rëni.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet