Optimizëm i përmbajtur mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin

Një raund i parë bisedimesh midis diplomatëve të lartë në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore iraniane, i përfunduar dje në Vjenë, do të rifillojë javën e ardhshme, me pjesëmarrësit të cilët duken optimistë të kujdesshëm në lidhje me përparimin e bërë deri tani.

”Negociatorët ndjejnë kënaqësi në përparimin e parë të bërë në fund të tre ditëve të para të bisedimeve, shkruajti diplomati rus Mihail Uljanov në Twitter.

“Komisioni do të takohet përsëri javën e ardhshme për të mbajtur vrullin pozitiv”, theksoi ai.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit i përshkroi bisedimet si “produktive” por tha se ”Irani duhet të tregojë më shumë qëllime serioze për të bërë përparim”.

Zyrtari u tha gazetarëve se SHBA ishte potencialisht e gatshme të hiqte “të gjitha sanksionet që nuk janë në përputhje me JCPOA (shkurtesa zyrtare për marrëveshjen bërthamore iraniane) dhe në kundërshtim me përfitimet që Irani pret nga JCPOA … nëse Irani kthehet të respektojë detyrimet e tij”.

Nga ana e tij, Teherani dha një notë pozitive përpara bisedimeve të së premtes.

“Ka shenja që SHBA janë gati të rishikojnë pozicionin e tyre dhe të heqin sanksionet”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet