Princi Charles merr rolin e ri në familjen mbretërore

Me vdekjen e babait të tij Philip, patriarku i ri i familjes mbretërore është princi Charles, 72 vjeç, shkruan vanityfair.it.

Ai është figura më e lartë mashkullore dhe për të, sipas medias britanike, do të kalojë titullin e Dukës së Edimburgut, të cilin Philip donte t’ia jepte Andrew të Jorkut.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ka ndërmend të abdikojë duke hequr dorë nga detyrat e saj si sovrane. Por, tani që është e ve, ajo ka vendosur të ngadalësojë.

Për Charlsin, i ndihmuar nga djali i tij i madh William, fillon ajo që media britanike e ka përcaktuar tashmë një regjencë të butë, jo të deklaruar zyrtarisht, por që teknikisht e sheh atë tashmë duke zënë vendin e monarkes.

Princi i Uellsit tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm: ai dhe djali i tij menjëherë do të ndajnë detyrat sipas zonave të tyre të interesit dhe atyre që do të jenë më të rëndësishmet për ta kur të hipin në fron.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet