Raul Castro jep dorëheqjen

Sekretari i parë i Partisë Komuniste Kubane (PCC), Raul Castro njoftoi, gjatë ditës së parë të Kongresit të tetë të formacionit politik që drejton Kubën, qëllimin e tij për të braktisur funksionet. Duke shpjeguar vendimin, tashmë parashikuar tre vjet më parë, Castro, 89 vjeç, theksoi se ishte i lumtur t’i jepte drejtimin e vendit një grupi politikanësh të përgatitur dhe të angazhuar drejt etikës, vlerave kulturore dhe Kombit. Pritet që pushteti t’i kalohet gjatë kongresit presidentit të Republikës, Miguel D¡az-Canel, 60 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet