Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Finlandën

Eksportet e gazit rus në Finlandë do të ndërpriten duke nisur nga nesër, sipas ofruesit finlandez të energjisë “Gasum”. Transportimi i gazit nga Rusia do të ndalet në orën 07:00. “Është për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit do të ndërpriten tani. Megjithatë, ne jemi përgatitur për këtë situatë me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit”, tha “Gasum” duke shtuar se ka ngritur rrjete alternative të furnizimit. Finlanda aplikoi këtë javë për t’u bashkuar me NATO-n, një vendim që ka të ngjarë të zemëroi Rusinë, e cila është ankuar prej kohësh se blloku i mbrojtjes perëndimore po i afrohet shumë kufijve të saj. Moska nisi pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës për të ndaluar Kievin drejt anëtarësimit në NATO dhe lidhjet e ngushta të qeverisë së tij me Perëndimin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet