SHBA: Bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se po synon të punojë me Turqinë për çështje me interes të përbashkët pas një mosmarrëveshje që filloi pasi SHBA u bashkua me nëntë vendet e tjera për të kërkuar lirimin e biznesmenit turk, Osman Kavala. “Administrata e Biden-it kërkon bashkëpunim me Turqinë për prioritetet e përbashkëta dhe ashtu si me çdo aleat të NATO-s, ne do të vazhdojmë të angazhohemi në dialog për të adresuar çdo mosmarrëveshje”, u tha gazetarëve Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne besojmë se rruga më e mirë përpara është përmes bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët dhe ne e dimë se kemi shumë çështje me interes të përbashkët me Turqinë”, shtoi Price.​​​​​​​ Kavala u përball me akuza për protestat në ‘Gezi Park’ në vitin 2013, një numër i vogël demonstratave në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie. Ai u lirua nga të gjitha akuzat në muajin shkurt të vitit 2020, megjithatë një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendin në muajin janar të këtij viti.

Kavala po ashtu u akuzua për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 të orkestruar nga organizata terroriste FETO në Turqi. Ai në muajin mars u mbajt në paraburgim me akuzën e spiunazhit. Më 18 tetor, SHBA u bashku me nëntë vende të tjera duke kërkuar lirimin e Kavala-s me pretendimin se çështja në vazhdim “ka hedhur hije mbi demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Turqi”.

Në përgjigje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të shpallë ambasadorët “persona non grata”, me çka disa ambasada, përfshirë ajo e SHBA-së, sot lëshuan një deklaratë tjetër në të cilën ata thanë se ruajnë “përputhshmërinë me nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”

Erdogan tha se ambasadorët kanë bërë një hap prapa nga shpifjet ndaj gjyqësorit turk dhe Turqisë me deklaratën e re.

“Ne besojmë se këta ambasadorë, të cilët shprehën përkushtimin e tyre ndaj nenit 41 të Konventës së Vjenës, pra angazhimit për t’iu përmbajtur ligjeve dhe rregulloreve të vendeve dhe për të mos u ndërhyrë në punët e brendshme, tani do të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre për të drejtat sovrane të Turqisë”, tha Erdogan.

Ai tha se kushdo që nuk respekton pavarësinë e Turqisë dhe ndjeshmërinë e saj nuk mund të qëndrojë në Turqi, “pavarësisht nga pozicionet e tyre”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqip

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet