SIPRI: Arsenalet bërthamore mund të rriten sërish

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) mendon se arsenalet bërthamore të botës së shpejti do të rriten përsëri, nën dritën e tensioneve aktuale.

Pavarësisht një reduktimi të lehtë të numrit të përgjithshëm të kokave bërthamore në rreth 12 705 në mbarë botën, studiuesit e paqes vlerësojnë në raportin e tyre vjetor të publikuar të hënën se ”ky numër ka të ngjarë të rritet përsëri gjatë dekadës së ardhshme”.

“Ka indikacione të qarta se reduktimet që kanë karakterizuar arsenalet bërthamore globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë kanë përfunduar”, theksoi eksperti i SIPRI, Hans M Kristensen.

“Nëse shtetet e armatosura me arsenale bërthamore nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe konkrete për çarmatimin, inventari global i kokave bërthamore së shpejti mund të fillojë të rritet për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë”, tha kolegu i tij Matt Korda.

Sipas raportit vjetor të SIPRI-t të publikuar të hënën, Rusia me 5 977 dhe SHBA me 5 428 së bashku ende zotërojnë rreth 90% të të gjitha kokave bërthamore në botë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet