Sanksionet republikane për Nord Stream 2 nuk marrin mbështetjen e Senatit

Republikanët në Senatin amerikan nuk arritën të merrnin mbështetje për një projektligj që kërkon sanksione më të ashpra në lidhje me gazsjellësin ”Nord Stream 2”. Republikanët nuk ishin në gjendje të merrnin shumicën e 60 votave të nevojshme në Senat. Megjithatë, disa senatorë nga radhët demokrate të presidentit amerikan Joe Biden së bashku me kolegët e tyre republikanë votuan projektligjin. Një nga qëllimet e projektligjit të filluar nga senatori Ted Cruz ishte privimi i Bidenit nga mundësia për të autorizuar përjashtime nga sanksionet e SHBA ndaj ”Nord Stream 2” për arsye të sigurisë kombëtare. Gjithsej 55 senatorë votuan pro projektligjit, 44 kundër dhe një senator nuk votoi. Cruz thotë se SHBA duhet të marrë në konsideratë të gjitha masat e disponueshme dhe të arsyeshme për të parandaluar vënien në shërbim të gazsjellësit ”Nord Stream 2”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet