Shkatërrohet rrjeti i abuzimit seksual me të mitur në Australi. Arrestohen 14 vetë, shpëtohen 46 fëmijë

Policia ka shpëtuar 46 fëmijë dhe ka arrestuar 14 persona pas shkatërrimit të një rrjeti global të abuzimit seksual ndaj fëmijëve në Australi. Disa burra nga shteti i New South Wels, Queensland dhe Western Australia, përfshirë edhe një ish-punonjës i shërbimit të shëndetit ndaj fëmijëve për një qendër futbolli, janë arrestuar teksa abuzonin me fëmijë të moshës nga 16 muaj deri në 15 vjeç.

Ata janë akuzuar për “prodhim dhe shpërndarje të materialeve abuzive seksuale ndaj të miturve nëpërmjet rrjeteve online në Australi dhe jashtë vendit”, ka deklaruar Policia Federale Australiane. Rrjeti, ka lidhje në SHBA, Kanada, Azi, Europë dhe Zelandën e Re.

Në total, 828 fletë arreste janë vënë për t’u ekzekutuar për abuzimin me fëmijët, prodhim dhe shpërndarje të abuzimeve seksuale me të mitur ndaj këtyre personave, për rastin që mendohet se është më i madhi i këtij lloji në Australi. 16 nga viktimat deklarohet se kanë qenë të paktën një herë në qendër kujdesi për fëmijët.

Hetimi është ngritur pas disa informacioneve në SHBA, ku janë bërë edhe tre prej arrestimeve. Komisionerja e Policisë Federale Australiane, Justine Gought deklaron se “asnjë fëmijë nuk duhet bërë objekt i abuzimit dhe dhunës nga persona të cilët ata i besojnë, pavarësisht nëse janë pjestarë të familjes, kujdestarë fëmijësh apo edhe tranjerë sportesh. Me keqardhje dhe dhembshuri, ky ka qenë një rast ndaj dhunës ndaj fëmijëve”.

Komisionerja shton se 18 rastet që i rreferohen policisë amerikane, nga ku tre prej të arrestuarve janë prangosur, janë gati të dalin para gjykatës. 128 raste të tjerë i janë referuar autoriteteve në Kanada, Azi, Europë dhe Zelandën e Re.

Qendra për Mungesën dhe Zbulimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në Kombet e Bashkuara, një fondacion jo qeveritar, ka kërkuar nisjen e hetimit që në muajin shkurt në njërin nga shtetet australiane teksa zbuloi edhe materialet e abuzimit ndaj fëmijëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet