Tump urdhërohet të kërkojë falje publike që e quajti Covid-19, 'Virusi kinez'. Krijohet peticioni ndaj Shtëpisë së Bardhë

Mbi 120.800 persona kanë firmosur një peticion, duke i kërkuar presidentit amerikan Donald Trump “të kërkojë të falur publikisht që e ka quajtur Covid-19/ Virusi kinez”. Madje edhe humbja e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale, sipas personave është “humbje politike” dhe sa sa i papërgjegjshëm ka qenë Trump si drejtues i një vendi të madh.

Një përdorues interneti i quajtur Y.L, ka krijuar ditën e hënë një peticion të quajtur “Presidenti Trump i detyrohet të gjithë kinezëve një falje publike për shkak të quajtjes (virusi kinez) në postimet e tij në Twitter në seksionin zyrtar të internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Në peticion shkruhet se “Trump i detyrohet një falje publike popullit kinez duke e quajtur virusin (virusi kinez) në postimin e tij në Twitter, mbi të gjitha kur origjina e Covid-19 nuk është specifikuar dhe zbuluar akoma. Jo vetëm në sulmin e tij në Twitter kundër shkencës, por ai ka krijuar zemërim të madh ndaj popullit kinez dhe popujve të tjerë”.

”Unë dua ta le qeverinë amerikane të shohë edukatën e keqe që ka presidenti i tyre në ikje, dhe se çfarë bashkëpunimi dhe bashkim ka populli kinez ndaj gjithçkaje. Kina ka bërë sakrifica të mëdha dhe ka kontribuar në maksimum në luftë kundër pandemisë dhe për këtë ne nuk tolerojmë kurrë një akuzë të paarsyeshme”, shkruan një tjetër qytetar.

Pavarësisht se shumë media kanë bërë të pamundurën për të mbuluar dhe shtremëbruar faktet, qytetarët besojnë se popujt e të gjithë botës kanë parë të gjithë të vërtetën. Sipas “We the People”, peticioni duhet të arrijnë shifrën e 100.000 firmave për 30 ditë në mënyrë që të marrë përgjigje zyrtare nga Shtëpia e Bardhë. Deri ditën e enjtje, u arrit shifra e 55.700 firmave, ndërkohë që pas disa ditësh mendohet të arrihet edhe numri i duhur zyrtar.

Përveç peticionit të krijuar në “We the People”, një tjetër peticion i quajtur “I kërkojmë Donald Trump të kërkojë falje ndaj popullit kinez duke u bërë racist”, është duke mbledhur firmat në Change.org, një tjetër uebsajt peticionesh. Rreth 76.400 persona kanë firmosur peticionin deri ditën e enjte, por nuk deklarohet nëse “do të ketë përgjigje zyrtare nga qeveria amerikane nëse arrihet edhe numri i duhur i firmave të kërkuara”.

“Është shumë e rëndësishme të publikohen këto peticione, të cilat mund të shihen si pjesë e diplomacisë publike”, shprehet Li Haidong, profesor në Institutin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Punëve të Jashtme në Pekin.

Profesori shton se kjo lëvizje do të bëjë që amerikanët të kuptojnë se populli kinez është me shumë perspektivë dhe se kombi amerikan duhet ta kuptojë se sa e papranueshme dhe e papërgjegjshme është të kenë një presidenti të tillë si Trump.

”Trumpi e stigmatizoi Kinën në bazën e konsideratave të tij personale politike duke e përdorur kinën për të tërhequr vëmendjen e jashtme nga papërgatitja e madhe dhe humbja ndaj luftës ndaj pandemisë gjatë fushatës elektorale presidenciale. Trumpi është një person i papërgjegjshëm dhe racist”.

Presidenti Trump e konsiderio pandeminë me një “virus gripi të zakonshëm”, teksa media ndërkombëtare raportoi se “presidenti është akuzuar për moskokëçarje dhe mos seriozitet ndaj pendemisë”.

”Kina mund të ishte kundërpërgjigur fare lehtë me të njëjtën mënyrë, por në të njëjtë kohë duhet qetësi për të kuptuar si punon procesi politik në Amerikë”, deklaron Li, duke shtuar se “më e rëndësishme tani për kinën është luta ndaj pandemisë duke mbytur të gjitha zërat për t’ua provuar se Kina doli e suksesshme nga kjo pandemi”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet