Ujëvara e Niagarës vishet Kuq e Zi për Pavarësinë e Shqipërisë

Shumë vende në botë kanë uruan pavarësinë e Shqipërisë si dhe i janë bashkuar festimeve duke veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi disa nga ndërtesa më të mëdha dhe të njohura në botë.

Pas Urës së Bosforit në Turqi dhe ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe Ujëvara e Niagarës në Kanada u vesh kuq e zi me rastin e festës së 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

Për të parë nga afër këtë ceremoni dhe për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të Shqipërisë ka qenë vetë ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet