Ukraina kërkon shpjegime për deklaratat e presidentit Biden

Lidershipi politik në Kiev është i pakënaqur pasi presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se presidenti Volodymyr Zelensky nuk e mori mjaft seriozisht rrezikun që buronte nga Rusia përpara fillimit të luftës.

”Komenti me siguri ka nevojë për një shpjegim”, tha sot zëdhënësi presidencial ukrainas, Serhii Nykyforov.

”Zelensky u kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur partnerëve ndërkombëtarë që të vendosin paraprakisht sanksione për të detyruar Rusinë të tërheqë trupat e vendosura tashmë në rajonin kufitar me Ukrainën”, theksoi Nykyforov për gazetën online Liga.net.

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi dje se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk donte t’i dëgjonte paralajmërimet tona përpara fillimit të pushtimit rus, në shkurt.

”E di që shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja”, tha Biden në një pritje për mbledhje fondesh, duke iu referuar paralajmërimit të tij për mundësinë e një sulmi rus.

”Por, e dija që kishim informacion për të mbështetur këtë vlerësim të situatës”, shtoi ai para gazetarëve.

”Presidenti rus, Vladimir Putin do ta kalonte kufirin. Dhe nuk kishte asnjë dyshim për këtë, dhe Zelensky, si shumë njerëz të tjerë, nuk donte ta dëgjonte. Unë e kuptoj pse ata nuk donin ta dëgjonin atë, por ai (Putin) hyri”, theksoi Biden.

SHBA paralajmëroI për përgatitjet ruse për një pushtim të Ukrainës, shumë kohë përpara se presidenti Putin të shpallte më 24 shkurt nisjen e operacionit special kundër vendit.

Paralajmërimet kishin shkaktuar mosbesim dhe madje kritika të mbuluara nga Zelensky dhe disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit, të cilët në atë kohë mendonin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregoheshin shumë të alarmuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet