Varhelyi: I zhgënjyer që çështja e Ballkanit Perëndimor ende në rend të ditës, të përshpejtohet procesi

Përfaqësues të Bashkimit Evropian ndodhen sot në Sofje, në forumin ”BE takon Ballkanin”, ku marrin ministra të Jashtëm, figura të shquara publike dhe politike për të diskutuar masat për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE.

Takimi synon të nxjerrë në pah lidhjen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si një garanci e qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve.

Ai organizohet nga grupimi ALDE në bashkëpunim me Forumin Liberal Evropian (ELF) dhe Klubin Atlantik të Bullgarisë (ACB).

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi theksoi se ”procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet”.

Komisioneri i BE-së ngriti pyetjen se ”kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë”?.

“Nuk mund ta fsheh faktin se jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që kjo çështje është ende në rend dite dhe në diskutim. Menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë, por rezulton se çështja është kthyer në axhendë”, komentoi Varhelyi.

”Nëse dikush ka kompetenca dhe nuk i përdor ato, pjesa tjetër do të besojë se kjo është një tërheqje. Kjo është arsyeja pse të gjitha vendet anëtare duhet të besojnë në fuqinë e procesit të zgjerimit për të sjellë transformimin”, shtoi ai.

“Lufta po na tregon se nuk ka kohë për të humbur. Humbja e kohës nuk është gjithashtu në interesin tonë. Kriza ekonomike dhe Covid-19 na kanë treguar se çfarë mund të shkaktojë mungesa e integrimit”, theksoi Varhelyi.

Sipas komisionerit Varhelyi, ”dallimet ekonomike mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ndër sfidat kryesore që duhen kapërcyer”.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Genchovska tha gjatë forumit se Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perënidmor.

”Bullgaria gjithmonë ka mbështetur perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo perspektivë është forca më e fortë shtytëse për kalimin drejt qeverisjes demokratike dhe ekonomisë së tregut, por integrimi në vetvete nuk mund të jetë një kundërhelm ndaj antifakteve dhe vetë vlerave”, shtoi ajo.

”Mbështetja e Bullgarisë për perspektivat e BE në Ballkanin Perëndimor është e fortë, por jo e pakushtëzuar. Ne kemi një dialog të vazhdueshëm me fqinjët tanë më të afërt në Shkup, të nxitur nga aspirata jonë për të kapërcyer ndarjet artificiale të krijuara gjatë regjimit jugosllav. Ne po investojmë burime dhe kapital politik ndërsa kërkojmë të gjejmë zgjidhje të pranueshme reciprokisht që sigurojnë integrimin e Shkupit në BE-ja mbështetet në themele të forta. Ndërtimi i marrëdhënieve të parashikueshme dhe të drejta, megjithatë, është një proces kompleks që kërkon vullnet politik dhe të orientuar drejt rezultateve. Puna jonë e përbashkët për ta arritur këtë vazhdon”, theksoi ministrja e Jashtme bullgare. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet