Vdes princi Philip, bashkëshorti i Elizabeth II

Vdiq princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II për 73 vite. Princi Philip, 99 vjeç, u shtrua disa javë në një spital në Londër për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nga një infeksion i specifikuar, pa asnjë lidhje me Covid-19, çka i shtoi problemet me zemrën. Mbretëresha Elizabeth II e dha lajmin me një postim nga Buckingham Palace. ”Jam thellësisht e trishtuar nga humbje e bashkëshortit të dashur”, shkruan ajo. Duka e Edimburgut festoi 73 vjet martesë me Elizabeth II, 95 vjeçe, nëntorin e kaluar. Ai do të mbushte 100 vjeç në qershor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet