Zelensky i kërkon Gjermanisë të mbajë një qëndrim më të qartë mes pushtimit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman, Olaf Scholz që të mbajë një qëndrim më të qartë lidhur me konfliktin me Rusinë.

“Ne kemi nevojë që kancelari Scholz të na sigurojë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin”, tha Zelensky gjatë një interviste për ZDF.

“Gjermania nuk duhet të përpiqet të gjejë një ekuilibër mes marrëdhënieve të saj me Ukrainën dhe lidhjeve të saj me Rusinë”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

“Gjermania filloi dërgesat e armëve më vonë se vendet tona fqinje. Ky është një fakt”, shtoi Zelensky.

“Fillimisht, Gjermania dhe Franca e kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën vetëm politikisht dhe retorikisht”, shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet