Fobia sociale, si t'ia dalim pas karantinës

Fobi sociale apo dëshira për të kaluar ditë të tëra larg shtëpisë? Kufizimet e mëdha të vendosura nga pandemitë gradualisht po i lëshojnë vendin një normaliteti të ri. Dhe para këtij ndryshimi shume reagojnë në një mënyrë të kundërt. Ka nga ata që nuk duan të braktisin zonën e tyre të komoditetit, e përbërë nga divani, TV dhe takime online me miqtë dhe ata që duan të rikuperojnë të gjithë kohën e humbur në vitin e fundit, duke shijuar plotësisht çdo moment në shoqërinë e miqve dhe të afërmve.

Fobi sociale pas izolimit: simptomat

Më në fund, është e mundur të uleni në një restorant, jo vetëm jashtë, por edhe në dhomat e brendshme, mund të shkoni në palestër dhe lamtumirë maskave. Por akoma relaksimi i masave kufizuese të vendosura për Coronavirusin nuk i ekzalton të gjithë në masë të barabartë.

Siç vuri në dukje edhe nga BBC, «për ata që vuajnë nga ankthi shoqëror, jeta pas karantines mund të jetë një perspektivë e frikshme. Çrregullimi i ankthit social është frikë nga situatat sociale dhe përfshin shqetësimin për takimin me të huaj. Mund ta bëjë jetën e përditshme jashtëzakonisht të vështirë dhe mund të shfaqet fizikisht duke shkaktuar djersitje, palpitacione ose sulme paniku».

Sindroma e kasolles

Sipas vlerësimeve të Shoqatës Italiane të Psikiatrisë (Sip), mbi një milion italianë janë prekur nga "Sindroma e kasolles", ose frika e daljes dhe largimit nga shtëpia juaj, i vetmi vend që konsiderohet i sigurt, i cili mbron nga rreziku i ngjitjes. Ky ankth mund të shfaqet kur personat jetojnë periudha të gjata shkëputjeje nga jeta normale, nga jeta e tyre e përditshme. Dhe kështu, në një moment të shumëpritur në të cilën mund të dilni përsëri, frika merr përsipër situatën dhe paralizon personin. Largimi nga shtëpia si dikur duket vërtet I pamundur. Por si ta kapërcejmë këtë bllokim e gradualisht të kthehemi në normalitetin e shumëpritur? Dilni nga zona e rehatisë.

“Është e vërtetë që virusi është i rrezikshëm, por bota po përballet me të, kështu që të gjithë duhet të jemi në gjëndje të përballemi me të. Sepse është e vërtetë që ka rrezik jashtë, por rreziku është edhe brenda nesh. Rreziku është ai I krijimit një kafazi të padukshëm që mund të ketë pasoja të rëndësishme në të ardhmen, deri në përfshirjen deri në pasojën ekstreme të depresionit dhe tjetërsimit ”, paralajmëron Dr. Maria Claudia Biscione, Psikologe dhe Psikoterapiste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet