Gati paketa e kujdesit të syve

Për herë të parë në buxhetin 2022 do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thekson se nga financimi i kësaj pakete përfitojnë 300 fëmijë. “Financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç. Përfitojnë 300 fëmijë”, shprehet Manastirliu. Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet