Dr. Nertila Derveni, Ceo i New Dental

Kujdesi ndaj dhëmbëve në kohë pandemie, flasin dentistët: frika ndaj virusit ka përkeqësuar shëndetin e dhëmbëve

Situata në Shqipëri nuk është më e njëjta pas muajit Mars të vitit 2020 që nga momenti i shfaqjes së rasteve të para të virusit Covid19. Rëndësia e kontrollit periodik te dentisti është shumë i rëndësishëm sepse parandalohen shumë sëmundje të dhëmbit, të cilat tek një pacient i infektuar me covid do e rëndonte gjëndjen shëndetësore të tij. Por a është rritur kujdesi ndaj dhëmbëve në këtë periudhë në vend? Dr. Nertila Derveni, Administratore e klinikës New Dental në Tiranë flet për eksperiencën e saj në këtë periudhë. "Fobia ndaj rrezikut të infektimit me virusin solli uljen e frekuencave të vizitave tek dentisti. Ky fakt bëri që një pjesë e konsiderueshme e pacientëve të paraqiten me sëmundje të agravuara të dhëmbëve, përhapje infeksionesh të cilat shpesh na detyrojnë ti ekstraktojmë (heqim) dhëmbët. Pacientët duhet ta dine që në klinika dentare ka protokolle shumë strikte higjene, dezinfektimi dhe sterilizimi të ambjentit klinikës, instrumentave dhe të gjitha pajisjeve, së dyti janë marrë masa shtesë sigurie për të ruajtur shëndetin oral dhe atë të përgjithshëm si te personelit shëndetsor si dhe pacientëve. Duhet të jeni të qetë dhe të vazhdoni vizitat rutinë për të gëzuar një jetë cilësore pa dhimbje dhe pa fobi! Jeni të mirëpritur për të vizituar ambjentet e klinikave tona dhe për të parë nga afër gjithë protokollin steril që ndjekim gjithmonë! Shëndeti oral i pacientit është primar për ne!!"

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet