OBSH e shqetësuar për rënien e numrit të testeve të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin lidhur me rënien e numrit të testeve të koronavirusit. Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi sot se OBSH po merr gjithnjë e më pak informacion lidhur me infeksionet dhe sekuencat gjenetike të viruseve të zbuluara.

“Kjo na bën gjithnjë e më të verbër ndaj modeleve të transmetimit dhe evolucionit të virusit”, tha Tedros. “Por ky… virus nuk do të zhduket vetëm sepse vendet ndalojnë kërkimet. Ai vazhdon të përhapet, të ndryshojë dhe po vret ende”, tha Tedros.

“Kërcënimi, si rezultat i një varianti të ri të rrezikshëm të virusit, vazhdon të jetë real”, tha ai. “Javën e kaluar, OBSH-ja raportoi mbi 15 000 vdekje për shkak të infeksionit me koronavirus”, tha Tedros. “Ky ishte numri më i ulët vdekjeve që nga marsi 2020”, tha ai, duke e quajtur atë një tendencë të pritshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet