Pasaportat më të fuqishme për 2020! Japonia sërisht në vendin e parë

Ditët e lëvizjeve nëpër aeroporte, kontrolli i pasaportës dhe më pas hipja në bordin e avionit për kudo, për momentin janë një kujtim i bukur. Pandemia e Covid-19 e ka transformuar platformën e udhëtimeve mundësisht për disa dekada të kthehet siç ishte.

Vendet në të gjithë botën po përjetojnë mbyllje të reja, por edhe pas masave shumë të rrepta, duket se domosdoshmëria e vaksinës po bllokon udhëtimet me avion për shumë kohë. Indeksi “Henley Passport”, i cili periodikisht mat pasaportat më të fuqishme të botës për udhëtime, sapo ka nxjerrë edhe listën me raportin më të fundit mbi pasaportat më të fuqishme në planet.

Vendet aziatike duket se kanë edhe pasaportën më të fuqishme në botë. Indeksi nuk parashikon ndalimet për shkak të pandemisë për momentin duke bërë që sërisht Japonia të jetë në krye të listës duke ofruar vizë falas ose vizë në kufi nga 191 vende në të gjithë botën.

Singapori është në vendin e dytë me 190 vende dhe Koreja e Jugut së bashku me Gjermaninë në vendin e tretë me 189 vende. Pak më poshtë por po në dhjetëshen më të mirë është edhe Zelanda e Re në vendin e 7të me akses në 185 vende, ndërsa Australia ndodhet një vend më poshtë me 184 destinacione.

Rregullat e forta të mbylljes për shkak të Covid-19, kanë bërë që Shtetet e Bashkura së bashku me Britaninë e Madhe të renditen në vendin e 7-të po ashtu, duke bërë që të dyja vendet të janë të lira të shkojnë pa vizë në 75 vende për momentin.

Ka patur më tepër bashkëpunime me vendet dhe lëvizje të lirë gjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat janë shumë më ndryshe nga të tjerat. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur marrveshje reciproke me SHBA-në dhe vendosjen e formaliteteve me Izraelin.

EBA tashmë ndodhet në vendin e 16-të me liri lëvizjesh në 171 destinacione. Kjo është një ngritje e madhe teksa shohim që në vitin 2006 vendi renditej i 62-ti me vetëm 35 vende të lira për lëvizje.

Pasaportat më të mira për vitin 2020 janë:

1.Japonia, 191 vende

2.Singapori, 190

3.Koreja e Jugut - Gjermania, 189

4.Italia - Finlanda - Spanja - Luksemburgu, 188

5.Danimarka - Austria. 187

6.Suedia - Franca - Portugalia - Holanda - Irlanda, 186

7.Zvicra - SHBA - Britania - Norvegjia - Belgjika - Zelanda e Re, 185

8.Greqia - Malta - Republika Çeke - Australia, 184

9.Kanadaja, 183

10.Hungaria, 181

Pasaportat të renditura më keq:

Disa vende kanë akses për lëvizjen e lirë ose vizë në kufi në më pak se 40 vende.

103.Koreja e Veriut, 39 vende

104.Libia - Nepali, 38

105.Territoret Palestineze, 37

106.Somalia - Jemeni, 33

107.Pakistani, 32

108.Siria, 29

109.Iraku, 28

110.Afganistani, 26

Indeksi i “Henley Passport” është i bazuar në të dhënat e përgatitura nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) duke mbuluar 199 pasaporta dhe 227 destinacione turistike. Informacioni jepet në kohë reale dhe se kur ndryshimet e vizave hyjnë në proces.

Indeksi merr në konsideratë edhe pasaportat e 193 vendeve të Kombeve të Bashkuara si dhe 6 territoreve si Taiwani, Rajonet Speciale Administrative të Hong Kongut dhe Makaos, Kosova, Territoret Pelestineze dhe Vatikani. Ndërsa territoret e përfshira nga vende të tjera nuk përfshihen në listë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet