''Shqipëria buzëqesh'', 2.460.076 vaksinime deri tani

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se “deri tani, në vendin tonë janë kryer 2 460 076 vaksinime në total”. Vetëm ditën e djeshme, janë kryer 10 830 vaksinime. Po ashtu, sipas ministrisë 670 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 1340 vaksinime të aplikuara jashtë vendit). Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”. Vaksinimi ndaj COVID19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet