Siguria ushqimore, 121 kontrolle dhe 15 masa ndaj bizneseve

Autoriteti Kombetar i Ushqimit vijon kontrollet dhe monitorime në të gjithë vendin për garancinë e sigurisë ushqimore. AKU, sot ushtroi 121 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si, bar-restorant, njësi tregtimi mishi, markete, magazina ushqimore, tregtim me pakice te MMSHB-ve, njësi tregtimi peshku. Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucioni. “Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, bën të ditur AKU. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 4 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet