Ujërat Termale të Bënjës, destinacioni i fundjavës

Ujërat Termale të Bënjës, janë thyer tashmë në destinacionin turistik kryesor për turistët që vizitojnë Përmetin. Gjatë kësaj fundjave turistë të shumtë kanë zgjedhur Ujërat Termale të Bënjës për të kaluar Pashkët. Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër ka publikuar një video dhe fotogaleri nga fluksi i turistëve të shtuar këtë fundjavë.

Ujërat Termale të Bënjës, (Monument Natyre), janë padyshim destinacioni turistik kryesor për turistët që vizitojnë Përmetin dhe vlerat natyrore të tij. Edhe këtë fundjavë ishin të shumtë vizitorët që preferuan Përmetin dhe ngrohtësinë e Ujërave Termale, duke shfrytëzuar rritjen e temperaturave. Specialistët tanë ndodhen aty për të dhënë informacion dhe mbështetje.

Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh edhe në fundjavën që lamë pas.Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme.

Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla, formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet