115 të infektuar me Covid në Kinë. Numri më i lartë që prej qershorit 2020

Komisioni Kombëtar Shëndetësor në Kinë, ka deklaruar se “ditën e sotme janë konfirmuar 115 raste të reja me Covid-19 brenda territorit të vendit, më tepër se 55 rastet e një dite më parë”. Ky është edhe numri më i lartë me të infektuar që prej 30 qershorit të kaluar.

Komisioni shtoi se 107 persona nga rastet e reja janë infektime lokale të zonës përreth dhe 8 të infektuar kanë ardhur nga jashtë vendit. Rastet e sotme janë konfirmuar në provincën Hebei me 90 persona, 16 të tjerë në provincën Heilongjiang dhe 1 në provincën Shanxi.

Numri i rasteve me probleme të sistemit të frymëmarrjes, “të cilat Kina nuk i përfshin në rastet e infektuara me virus”, ka rënë nga 81 persona një ditë më parë në 38 raste ditën e sotme, ndërkohë që 556 pacientë me probleme të frymëmarrjes vazhdojnë të qëndrojnë nën kujdesin mjekësor. Asnjë viktimë nuk është shënuar që nga nisja e zbulimit të të infektuarve në të gjithë vendin.

Provinca Hebei është edhe rajoni më i goditur së fundmi nga virusi, sidomos kryeqyteti Shijiazhuang. Qyteti është futur në karantinë të plotë dhe nuk lejohet askush të hyjë dhe dalë për çfarëdolloj arsyeje. Edhe shërbimet e ndryshme të ushqimeve dhe tregëtare, duhet të kalojnë kontroll dhe skaner shumë të imët për të hyrë në provincë. Nga ana tjetër, edhe 10 provinca të tjera në të gjithë vendin kanë deklaruar se kanë zbuluar nga 1 deri në disa persona të infektuar me koronavirus, por pjesa më e madhe e tyre janë të ardhur nga jashtë vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet