140.400 doza vaksine Pfizer mbërritën javën që lamë pas në Shqipëri

Në vendin tonë mbërritën javën që lamë pas dhe 140 400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer. Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3 282 630 doza vaksine anti-COVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet