2,574,982 vaksinime anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se deri sot në total janë kryer 2,574,982 vaksinime anti-COVID. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 5679 vaksinime. Gjithashtu janë evidentuar nga mjekët e familjes 83 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 166 vaksinime të aplikuara jashtë vendit). Sqarohet se numri total i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, sqaron Ministria. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet