Austria në lockdown total

Austria do të vendosë një tjetër bllokim kombëtar duke filluar nga e hëna dhe do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 duke filluar nga shkurti, deklaroi kancelari austriak, Alexander Schellenberg. Vendi po vuan nga një valë e katërt e rëndë, me incidencë shtatëditore për 100 000 banorë në 1 000, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme. “Shpresojmë që kjo masë do të hiqet përsëri gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi kryeministri i Salzburgut, Wilfried Haslauer. Rajone të caktuara po përballen me shkallën më të lartë të infeksioneve në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet