Bie numri i rasteve të reja me COVID në Austri, Gjermania shënon rritje

Austria ka raportuar për herë të parë një rënie të rasteve me COVID, gjatë dy javëve të fundit. Numri i të prekurve është 9513 në 24 orët e fundit. Megjithatë qeveria ka vendosur masa më të rrepta ndaj të pavaksinuarve, duke i penguar ata të shkojnë kudo. Dje hyri në fuqi një lockdoën që do të zgjasë deri më datë 13 Dhjetor. Ndërkohë në Gjermani rastet kanë filluar të përhapen dhe numri i infektuarve arriti shifra rekord prej 66 884 rastesh. Gjermania regjistroi gjithashtu 335 vdekje të reja në mbarë vendin, nga 294 të një jave më parë. RKI ka regjistruar 5 497 795 raste të koronavirusit në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, por numri i vërtetë i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë pasi shumë mbeten të padiagnostikuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet