Britania heq karantinën për njerëzit e vaksinuar që vijnë nga SHBA dhe BE

Nga sot, ata që kanë përfunduar vaksinimin kundër Covid-19 edhe në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e Bashkimit Evropian nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen një periudhe karantine pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, nëse vijnë nga një prej vendeve të 'lista e paster', pjesë e së cilës është dhe Italia. BBC konfirmon hyrjen në fuqi të dispozitave të reja nga 4 të mëngjesit me kohën lokale pas njoftimeve javën e kaluar. Udhëtarëve do t'u duhet të kalojnë një test të shpejtë ose një test molekular para nisjes dhe më pas në ditën e dytë të mbërritjes. Fëmijët nën moshën 18 vjeç, thekson BBC, përjashtohen nga rregullat për karantinë dhe në bazë të moshës, atyre u kërkohet të testojnë. Që nga dt., 19 korrik, ata që kanë përfunduar vaksinimin me dozën e dytë në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë pse të kalojnë në karantinë nëse kthehen nga një prej vendeve në 'listën e paster'. Masat më të rrepta mbeten në fuqi për Francën, vazhdon BBC, me udhëtarët që do të duhet të respektojnë karantinën edhe nëse kanë marrë dy dozat e vaksinës së koronavirusit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet