Franca pret valën e pestë të virusit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se do të vështirësojë jetën për 5 milionë njerëzit e pavaksinuar kundër Covid-19, në Francë. “Të pavaksinuarit, dua shumë t’i mërzis. Dhe kështu do të vazhdojmë ta bëjmë deri në fund. Kjo është strategjia”, tha kreu i shtetit francez. Në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien, ai tha se nuk do t’i vaksinonte me forcë, por do t’i inkurajonte ata, duke kufizuar sa më shumë që të ishte e mundur qasjen e tyre në aktivitetet në jetën shoqërore. “Unë nuk do të dërgoj njerëz të pavaksinuar në burg. Kështu që ne duhet t’u themi atyre, nga 15 janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër. Nuk mund të shkoni më në kinema”. Por kundërshtarët politikë, thanë se gjuha e fortë që ai përdori në intervistë nuk ishte e denjë për një president.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet