Franca rekomandon vaksinimin përforcues nga mosha 40 vjeç

Autoriteti më i lartë shëndetësor i Francës rekomandon një vaksinim përforcues të koronavirusit për njerëzit e moshës mbi 40 vjeç. ”Një vlerësim i studimeve ndërkombëtare ka treguar se një vaksinim përforcues gjashtë muaj pas imunizimit të plotë është tashmë i dobishëm për njerëzit mbi 40 vjeç”, njoftoi autoriteti shëndetësor në Paris. Autoriteti iu referua veçanërisht të dhënave empirike nga Izraeli dhe SHBA duke shpjeguar se nuk kishte ende të dhëna të mjaftueshme për të bërë një rekomandim edhe për të rinjtë. Në Francë, prej disa kohësh, njerëzit mbi 65 vjeç kanë mundur të përfitojnë nga një vaksinim përforcues dhe rreth 30% e kanë marrë tashmë një të tillë. Që nga 15 dhjetori, ky vaksinim është një parakusht për moshat mbi 65 vjeç, vaksinimi i dytë i të cilëve është bërë gjashtë muaj ose më shumë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet