Gentiloni: Sezoni turistik në Europë nuk është në rrezik

Pavarësisht ripërtëritjes së numrit të rasteve COVID-19 në vende të ndryshme, sezoni i pushimeve për në Europë nuk është në rrezik, tha sot eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni. “Tani duhet të kemi kujdes që të mos emocionohemi shumë dhe të shmangim reagimet e tepërta, kur bëhet fjalë për pandeminë”, shtoi ai. Komisioneri italian i BE-së paralajmëroi kundër kufizimeve të njëanshme të pajustifikuara të udhëtimit nga vendet individuale anëtare. “Shpresoj shumë që të gjitha vendet e BE-së të koordinojnë veprimet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, sepse veprimet e njëanshme vetëm sa do të rrisin pasigurinë në Europë”. Gentiloni theksoi se falë vaksinimeve, shifrat më të larta nuk çojnë automatikisht në një situatë më të rrezikshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet