Greqia hap kufijtë për të vaksinuarit me Sputnik V

Turistët që janë vaksinuar kundër COVID-19 me Sputnik V do të mund të shkojnë në Greqi pa probleme, deklaroi një ministër grek, edhe pse Bashkimi Europian nuk e ka njohur ende. “Ata që vaksinohen me Sputnik V dhe tregojnë një certifikatë të vaksinës, nuk do të kenë as problemin më të vogël”, deklaroi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias gjatë një udhëtimi në Rusi. “Një vendim përfundimtar do të merret nga BE së shpejti dhe kjo do të ndiqet nga Greqia”, shtoi Dendias. Hyrja në Greqi pa pasur nevojë për karantinë është gjithashtu e mundur për udhëtarët që paraqesin një rezultat negativ të testit PCR për virusin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet