Greqia regjistron 22.694 infeksione të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka konfirmuar 22 694 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përfshirë 37 të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 2 658 296 infeksione. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 219 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 1 383 raste të tjera të brendshme. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 70 vdekje duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 26 635. Nga këto, 95,2% kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç. Gjithsej 364 pacientë janë në terapi intensive. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç dhe 90,4% kanë një sëmundje të tjera ose janë mbi 70 vjeç. Nga totali, 244 (67,03%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (32,97%) janë plotësisht të vaksinuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet