India thyen të gjitha rekordet botërore

India njoftoi sot rreth 315 000 raste të reja me COVID-19 të regjistruara 24 orët e fundit, gjë që përbën një rekord të ri botëror, në një kohë kur spitalet e Nju Delhit po përballen me një mungesë oksigjeni. Vala e dytë epidemike, që i atribuohet një mutacioni të dyfishtë dhe mbajtja e grumbullimeve në masë që kanë favorizuar kontaminimet, zbuloi edhe një herë shkatërrimin e sistemit shëndetësor indian. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 314 835 kontaminime të reja, një bilanc ditor që asnjë vend në botë nuk e ka regjistruar deri tani. Kjo e çon në 15,9 milionë numrin total të rasteve zyrtare të regjistruara në Indi, vendi i dytë më i prekur nga pandemia. Në total, 2 074 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në Indi duke e çuar bilancin zyrtar të epidemisë në rreth 185 000 të vdekur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet