Japonia shpall gjendjen e re të jashtëzakonshme, spitalet nën presion

Japonia shpalli një gjendje tjetër të jashtëzakonshme në Tokio dhe tre prefektura të tjera nga sot pasi rajonet përballen me një valë të re të infeksioneve të koronavirusit. Kryeministri Yoshihide Suga pritet të bëjë njoftimin për një gjendje të tretë të jashtëzakonshme në Tokio dhe prefekturat perëndimore të Kiotos, Osaka dhe Hyogo, vetëm tre muaj para fillimit të Olimpiadës së shtyrë në kryeqytet. “Nuk është e lidhur me Lojërat Olimpike”, tha të enjten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bash, duke iu referuar gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme në Tokio. ”Spitalet në të katër prefekturat janë nën presion nga një rritje e rasteve të koronavirusit”, sipas zyrtarëve. Dje, Osaka raportoi 1 167 infeksione të reja, duke tejkaluar 1 000 raste për të tretën ditë radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të varianteve të reja të virusit. Tokio konfirmoi 861 raste të reja, shifra më e lartë ditore në gati tre muaj. Në qytete të mëdha si Tokio, pothuajse të gjithë mbajnë një maskë në publik, por trenat e udhëtarëve janë plot dhe restorantet dhe dyqanet po bëhen më të ngarkuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet