Kina premton dy miliardë doza vaksina për botën

Kina do të “përpiqet të dërgojë” dy miliardë doza të vaksinës antiCOVID-19 në botë këtë vit dhe premton një donacion prej 100 milionë dollarësh për sistemin ndërkombëtar COVAX, njoftoi presidenti Xi Jinping.

“Për gjithë këtë vit, Kina do të përpiqet të sigurojë dy miliardë doza vaksine për botën”, tha presidenti kinez në një forum të kushtuar bashkëpunimit në fushën e vaksinimit.

“Kina gjithashtu ka premtuar një donacion prej 100 milionë dollarësh për sistemin COVAX”, shtoi ai, i cituar nga televizionit zyrtar CCTV.

Më 16 korrik, presidenti Xi premtoi tre miliardë dollarë ndihmë për të mbështetur vendet e varfra përballë shpërthimit të COVID-19 në një takim në internet të krerëve të shteteve të vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësorit (APEC).

Ndihma financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet në zhvillim të kapërcejnë pasojat sociale dhe ekonomike të epidemisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet