
Koncert vallesh dhe muzike tek Covid-2. Pacientët dhe mjekët dalin në ballkon të buzëqeshur
Ansambli i valleve dhe këngëve popullore kanë bërë një gjest emocionues për mjekët dhe pacientët që po përballen me covid-19, tek spitali covid 2 ‘Shefqet Ndroqi’.
Pacientët dhe mjekët kanë gjetur forcën për të dalë në ballkon dhe për të shijuar disa çaste relaksi që u sjell muzika dhe vallet e performuara nga Ansambli.
Pacientët janë parë duke përshëndetur me dorë artistët. Shpesh herë shumë psikologë janë shprehur se gjendja emocionale ndikon shumë në shëndetin e pacientëve.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet